Përveç Messit, Valverde konfirmon edhe një super-lajm për Interin

Përveç Messit, Valverde konfirmon edhe një super-lajm për Interin

Sport December 09, 2019 - 23:57
Detajet

Me Barcelonën që tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, Lionel Messi është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e nesërme ndaj Interit dhe trajneri Ernesto Valverde ka folur në konferencën për shtyp sonte.

Ai ka insistuar se Barcelona shkon në Milano për fitore dhe ua ka kujtuar gazetarëve se kjo nuk ishte hera e parë që Messi nuk është ftuar, shkruan Zëri.info.

"Vendimet e brendshme do të mbeten brenda", ka thënë Valverde fillimisht për fituesin e 'Topit të Artë'.

"Këto vendime janë të bëra nga trajneri në bazë të asaj që mendon se është gjëja më e mirë", vlerësoi më tej trajneri spanjoll.

"Ne jemi duke luajtur pas një ecurie të shpeshtë të ndeshjeve dhe kur nuk është Messi, atëherë kemi 11 lojtarë tjerë", theksoi Valverde.

"Për ne, Messi është vendimtar, por nuk është hera e parë që ai mungon", potencoi ish-trajneri i Athletic Bilbaos.

"Jordi Alba nuk i ka kaluar testet mjekësore, derisa nesër nuk luan as Nelson Semedo. Kurse në portë do të luajë Neto", shtoi Valverde në mes të tjerash.

Ndryshe, Interi ka nevojë vetëm për fitore nesër që ta sigurojë kualifikimin tutje në Ligën e Kampionëve./Zëri.info