'Jemi të motivuar', Klopp me deklaratë interesante para ndeshjes me Salzburg

'Jemi të motivuar', Klopp me deklaratë interesante para ndeshjes me Salzburg

Sport December 09, 2019 - 23:46
Detajet

Jurgen Klopp ka insistuar se t'i mbajë lojtarët e Liverpoolit të motivuar nuk është problem pasi ata ambiciozë në ndjekjen për titull.

"Të Kuqtë" janë lider në Premierligë me tetë pikë para vendit të dytë, derisa nesër takohen me Salzburgun në Ligën e Kampionëve, shkruan Zëri.info.

Më vonë, Liverpooli përballet në Kupën e Botës për klube këtë muaj si dhe është në fazën 1/8 të EFL Cup.

Dhe Klopp ka kërkuar kujdes nga lojtarët e tij si dhe fitore në ndeshjen e nesërme.

"Nuk është se unë pres që ne të shkojmë tutje, unë pres që ne ta luajmë ndeshjen më të mirë që mundemi", ka thënë Klopp në konferencën e sotme për shtyp.

"Salzburg ishte i lumtur që fitoi ndaj Genk herën e fundit dhe ne barazuam me Napolin, kështu që është finale për ne. Napoli ishte i lumtur sepse e di që do të luajë me Genk", vlerësoi më tej trajneri gjerman.

"Jemi të përgatitur për këtë. Salzburg duhet të fitojë ndaj nesh dhe është e mundur kjo. Ne jemi ambiciozë dhe do të luftojmë deri në fund", shtoi Klopp në mes të tjerash./Zëri.info