Bylbyl Sokoli takohet me skuadrën e Superligës

Bylbyl Sokoli takohet me skuadrën e Superligës

Sport December 09, 2019 - 23:38
Detajet

Bylbyl Sokoli mund që shumë shpejt të bëhet me skuadër të re, raporton Zëri.info.

Para dy ditësh, Sokoli është takuar me skuadrën kryeqytetase Flamurtari.

Sipas burimeve të Zëri.info, marrëveshja ka qenë afër dhe Sokoli madje ka prezantuar edhe stafin e trajnerëve, por gjithçka ka mbetur vetëm si ide.

Ndryshe, Sokoli është pa skuadër që disa muaj pas largimit nga FC Prishtina.

Flamurtari aktualisht drejtohet nga trajneri Sunaj Keçi dhe ndodhet në vendin e nëntë në tabelë me 19 pikë të tubuara./Zëri.info