Të shtunën e shikoi derbin në stadium, të dielën ndërroi jetë ish-futbollisti i Manchester Cityt

Të shtunën e shikoi derbin në stadium, të dielën ndërroi jetë ish-futbollisti i Manchester Cityt

Sport December 09, 2019 - 23:25
Detajet

Ish-futbollisti i Manchester Cityt Roy Cheetham ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare.

I lindur në Eccles, Roy ka qenë për shumë vite pjesë e Manchester City, shkruan Zëri.info.

Madje, ai ishte i pranishëm në 'Etihad Stadium' në derbin e humbur 1:2 nga Manchester Unitedi.

Dhe pas ndeshjes, të dielën ai ndërroi jetë.

Në 12 vite sa qëndroi te Manchester City, Cheetham bëri rreth 127 paraqitje./Zëri.info

Image