Diçka e pazakontë ndodhi në ndeshjen West Ham - Arsenal kur u zëvendësua Granit Xhaka

Diçka e pazakontë ndodhi në ndeshjen West Ham - Arsenal kur u zëvendësua Granit Xhaka

Sport December 09, 2019 - 23:15
Detajet

Pas 62 ditësh, Arsenali e ka gjetur më në fund fitoren në kampionatin elitar anglez Premierligë.

Skuadra e cila po drejtësohet përkohësisht nga Freddie Ljungberg ka arritur të triumfojë në derbin lokal ndaj West Hamit, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'London Stadium', mysafirët fituan me rezultat 1:3.

Image

Por, në minutën e 87-të, tre minuta para përfundimit të ndeshjes, ndodhi diçka e pazakontë.

Matteo Guendouzi ishte bërë gati për t'u inkuadruar në vend të Granit Xhakës, por spikeri i stadiumit e bëri një gabim trashanik.

Në vend se ta thirrte emrin e Guendouzit, ai tha se David Luiz po bëhej gati të futej në lojë.

Dhe natyrisht ky moment ka shkaktuar të qeshura në rrjetet sociale si dhe në tribuna./Zëri.info