Arsenali i rikthehet normalitetit, regjistron fitore të madhe në derbin lokal

Arsenali i rikthehet normalitetit, regjistron fitore të madhe në derbin lokal

Sport December 09, 2019 - 22:56
Detajet

Pas një serie të dështuar, Arsenali e ka gjetur më në fund rrugën e fitoreve.

Në ndeshjen derbi të Londrës, Arsenali ka arritur ta mposhtë rivalin lokal West Hamin me rezultat 1:3, shkruan Zëri.info.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'London Stadium', pjesa e parë i takoi vendasve të cilët e mbyllën 45 minutëshin e parë me rezultat 1:0 pas golit të Ogbonna ('38).

Image

Megjithatë, në pjesën e dytë u kthye Arsenali dhe shënoi tre gola për nëntë minuta.

Martinelli ('60), Pepe ('66) dhe Aubameyang ('69) shënuan golat e fitores për Arsenalin sonte.

Me këtë fitore, Arsenali ngritet në vendin e nëntë me 22 pikë të tubuara.

Image

Kurse, West Hami bie në vendin e 16-të me 16 sosh./Zëri.info