Amir Rrahmani është 'mbreti' në Serie A, lë pas dy mbrojtësit më të mirë në Itali me këtë statistikë

Amir Rrahmani është 'mbreti' në Serie A, lë pas dy mbrojtësit më të mirë në Itali me këtë statistikë

Sport December 09, 2019 - 22:43
Detajet

Amir Rrahmani është përshtatur te Hellas Verona me futbollin italian në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mbrojtësi prishtinas u transferua te Hellas Verona në verën e këtij viti nga Dinamo Zagrebi për shumën e tre milionë eurosh, shkruan Zëri.info.

Image

Menjherë, ai zuri vendin e titullarit në formacionin e Ivan Juric dhe po shkëlqen në qendër të mbrojtjes.

Tashmë, janë publikuar edhe statistikat e këtij edicioni në Serie A, për futbollistët me më së shumti topa të rikuperuar.

Listës i prinë Amir Rrahmani me 223 topa të rikuperuar, i ndjekur nga Fabio Lucioni me 208 sosh.

Image

Kështu, kapiteni i Kosovës ka lënë pas futbollistët si Alessio Romagnoli dhe Kalidou Koulibaly, derisa Berat Gjimshiti ndodhet në vendin e gjashtë me 199 topa të rikuperuar.

Image

Këtë edicion, Rrahmani është paraqitur në 16 ndeshje si titullar me Hellas Veronan në të gjitha garat./Zëri.info