Reagon FFK, e publikon edhe Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Reagon FFK, e publikon edhe Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm

Sport dhjetor 09, 2019 - 12:51
Detajet

Ditët e fundit është hapur një luftë në mes të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Arianit Ahmetit, i cili e pretendon postin e kryetarit të FFK-së, shkruan Zëri.info.

Ahmeti i cili është shkruar nga Komiteti Ekzekutiv I FFK-së me pretekstin se ka punuar fshehurazi për të ardhur në krye të FFK-së, pretendon se Agim Ademi është zgjedhur në mënyrë të paligjshme në krye të këtij institucioni.

Ahmeti vlerëson se Ademit i skadon mandate në janar të vitit 2020, ndërkohë që në FFK deklarojnë se mandate është 4 vjeçar.

Së fundmi, FFK e ka lëshuar një deklaratë për media ku e ka zbuluar edhe Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.

Reagimi i FFK-së

Me qëllim të evitimit të të gjitha dezinformatave dhe për të informuar drejt dhe bazuar në ligj, FFK lëshon të bashkangjitur:

Procesverbalin nga mbledhja e Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor, ku konfirmohet mandati katërvjeçar i presidentit Agim Ademi;

Interpretimin ligjor të Ministrisë së Administratës Publike (organ i vetëm për të interpretuar statusin e OJQ-ve);

Shkresën zyrtare nga UEFA, me të cilën konfirmohet se z. Ademi është i zgjedhur në mënyrë të ligjshme, duke i respektuar të gjitha procedurat demokratike për mandatin 4-vjeçar në krye të FFK-së.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së për të mos lejuar më konfuzitet artificial e konsideron këtë çështje të mbyllur.

Zgjedhjet për anëtarë të KE të FFK-së do të mbahen fillimisht nëpër LRF dhe pastaj duke respektuar të gjitha kushtet për thirrje, do të mbahet Kuvendi për anëtarë të KE-së në harmoni me statutin e FFK-së.

Image

Image
Image
Image
Image