Shpenzoi mbi 1 miliard euro për transferime, Guardiola befason të gjithë me fjalët e tij për Manchester Cityn

Shpenzoi mbi 1 miliard euro për transferime, Guardiola befason të gjithë me fjalët e tij për Manchester Cityn

Sport December 09, 2019 - 12:48
Detajet

Pep Guardiola thotë se Manchester City mund të mos jetë në gjendje të garojë me ekipet më të forta të Evropës dhe se duhet ta pranojë realitetin, transmeton zeri.info

Manchester City u mposht 2:1 nga rivali lokal, Manchester United në Premierligë të shtunën dhe mbeti 14 pikë prapa kreut të tabelës, që mbahet nga Liverpooli.

“Ne duhet të përmirësohemi dhe ta pranojmë këtë dhe të vazhdojmë përpara”, ka thënë Guardiola, i cili ka shpenzuar mbi 1 miliard euro për transferime gjatë kohës së tij te klubi anglez.  

“United e ka kualitetin për ta mbrojtur dhe kualitetin për të sulmuar në kundërsulme dhe duhet ta pranoni këtë”, shtoi ai.

“Ky është niveli që ne ballafaqohemi ndaj Liverpoolit, Manchester Unitedit, Barcelonës, Real Madridit, Juventusit. Ato janë skuadrat me të cilat duhet të përballemi dhe realiteti është se ndoshta ne nuk jemi në gjendje të garojmë me to”, u shpreh spanjolli./Zëri