Milani pas yllit të Barcelonës, e do transferimin e tij në janar

Milani pas yllit të Barcelonës, e do transferimin e tij në janar

Sport December 09, 2019 - 12:37
Detajet

Milani është duke shprehur interesim për mbrojtësin e ri të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, transmeton zeri.info

Gjiganti italian e do transferimin e 19-vjeçarit në afatin kalimtar të janarit, raporton e përditshmja spanjolle “Sport”.

Todibo pritet të largohet nga klubi katalunas për shkak të paraqitjeve të pakta të tij.

Mbrojtësi, i cili është shumë i vlerësuar nga komuniteti i futbollit, ka tërhequr interesim e klubit italian që dëshiron transferimin e tij në “San Siro”.

Gjithashtu raportohet se përfaqësuesit e Milanit tashmë janë takuar me ata të Barcelonës për të skutuar një marrëveshje të mundshme për të ardhmen e afërt.

Reprezentuesi i Francës U-20 vlerësohet rreth 10 milionë euro./Zëri

Image