Emery kontaktohet nga klubi i njohur

Emery kontaktohet nga klubi i njohur

Sport December 09, 2019 - 12:23
Detajet

Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery është kontaktuar nga Evertoni, raporton “Sky Sports”, transmeton zeri.info

Një takim jozyrtar është mbajtur në Londër dhe mendohet se Emery ka kërkuar më shumë kohë për të menduar për lëvizjen e tij të radhës pas shkarkimit nga Arsenali.

Emery është i interesuar për ta përmirësuar anglishten e tij sepse e sheh Anglinë, ashtu si Spanjën dhe Italinë, si opsione të mundshme për punën e tij të ardhshme.

Strategu spanjoll është duke e bërë një pushim pas largimit nga Arsenali, por nuk dëshiron të presë shumë gjatë dhe tashmë është duke menduar për sfidën e tij të radhës.

Evertoni është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Marco Silvas në javën e kaluar.

Si emra të mundshëm janë përmendur edhe trajneri i Shanghai SIPG, Vitor Pereira dhe Carlo Ancelotti./Zëri