Arianit Ahmeti: Nëse nuk vjen ky vendim, me 14 dhjetor rikthehem në punë në FFK

Arianit Ahmeti: Nëse nuk vjen ky vendim, me 14 dhjetor rikthehem në punë në FFK

Sport December 09, 2019 - 12:10
Detajet

Arianit Ahmeti në ditët e fundit ka shpërthyer me deklarata të forta, raporton Zëri.info.

Ahmeti i cili ditë më parë është shkruar nga pozita ë zëvendës/sekretarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, ditë në parë një intervistë ekskluzive për Zëri.info të thënë se ende nuk ka marr asnjë vendim me shkrim për largimin e tij nga puna.

“Së pari për ta vlerësuar një vendim, duhet që ta kem në dorë atë vendim. Unë asnjë vendim nuk kam marr sot e kësaj dite. Unë vetëm nga mediumet, nga portalet dhe nga zyrtarët e FFK-së e kam marr vesh. Nuk kam asgjë në dorë me shkrim”, ka thënë Arianit Ahmeti për Zëri.info.

Ahmeti është larguar nga puna me një vendim të Komitetit Ekzekutiv të FFK-së me pretekstin se ka punuar duke e dëmtuar FFK-në ndërkohë që ai së fundmi për “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini ka thënë se është në pushim vjetor deri më datën 13 dhjetor.

Ahmeti i cili e ka shpallur kandidaturën për kryetar të FFK-së thotë se me datën 14 dhjetor do të kthehet në punë nëse nuk i vjen një vendim me shkrim.

“Derisa nuk kam asnjë vendim, unë jam i punësuar. Nëse nuk e kam vendimin në dorë, do të jem në punë me datën 14 dhjetor”, ka thënë Arianit Ahmeti. /Zëri.info

Image