Kapiteni i Kosovës reagoi pas 'hallakamës' në FFK, ja çfarë thotë Qeqa
Sport
December 08, 2019 - 23:54
Detajet
Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.
Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.
Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.
Gazetarja e mirënjohur kosovare Qëndresa Krelani ka folur për atë se si mund të ndikojë kjo situatë te Përfaqësuesja e Kosovës.
"Mua më ka lënë përshtypje edhe reagimi i kapitenit të Kosovës Samir Ujkani", ka thënë 'Qeqa' në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.
"Kjo mundet me ndiku edhe në disponimin e futbollistëve", vlerësoi 'Qeqa'./Zëri.info