Arianit Ahmeti zbulon 'dallaverin' me shitjen e biletave online për ndeshjet e Kosovës

Arianit Ahmeti zbulon 'dallaverin' me shitjen e biletave online për ndeshjet e Kosovës

Sport December 08, 2019 - 23:24
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Në mes të tjerash, Ahmeti ka akuzuar Ademin për metodat e këqija të punës si dhe për shitjet online të biletave.

Image

"Në dy-tri ndeshjet e fundit kemi qenë në presion", ka thënë Ahmeti në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Kemi vuajtur shumë nga metodat e punës së Agim Ademit, madje edhe edhe për punën e biletave ai ka dezinformuar", theksoi Ahmeti.

"Bileta online për ndeshjen me Anglinë janë shituar 23%, 1883 bileta janë dhënë falas", zbuloi më tej Ahmeti.

"Për ndeshjen me Malin e Zi, madje, pronari i tiks.app ka dashur të largohet nga marrëveshja", theksoi Ahmeti, i cili më poshtë e zbulon dokumentin e shitjes së biletave.

"Nuk kemi pasur drejt të flasim për media, puna e këtij dokumenti është edhe në Departamentin për Krime të Rënda", përfundoi ai./Zëri.info

Image