Sokoli me një vlerësim interesant për situatën e krijuar në FFK: Serbia dhe Maqedonia gëzohen për këtë

Sokoli me një vlerësim interesant për situatën e krijuar në FFK: Serbia dhe Maqedonia gëzohen për këtë

Sport December 08, 2019 - 23:07
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli.

Image

"Kjo situatë nuk i konvenon aspak futbollit të Kosovës. Më së shumti e gëzon Maqedoninë e Veriut që mund të përfitojë nga pezullimi ynë si dhe Serbinë e cila do të gëzohej për mos-dituri të udhëheqjes", tha Sokoli në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Por, në vend se të flitet për realizimin e programeve, flitet për pozita", tregoi më tej Sokoli.

"Kjo është dobësia jonë dhe shumë shpesh vijnë njerëz jo adekuat në pozitat e caktuara dhe më pas shihen pasojat", theksoi Sokoli.

Tutje, Sokoli i ka thënë Arianit Ahmetit: "Ajo që s'më pëlqeu ishte numri i nënshkrimeve, për të cilat nuk janë bërë publike, duhet të jenë transparente"./Zëri.info

Image