'Hallakama' në FFK, reagon Munishi: Kjo situatë nuk po më pëlqen

'Hallakama' në FFK, reagon Munishi: Kjo situatë nuk po më pëlqen

Sport December 08, 2019 - 23:02
Detajet

Federata e Futbollit të Kosovës së fundmi është njëra ndër temat më të përfolura në Kosovë.

Protagonisti i gjithë kësaj është Arianit Ahmeti, i cili e ka publikuar kandidaturën e tij për kryetar të FFK-së, raporton Zëri.info.

Ahmeti, ish-zëvendës/sekretar në FFK, pretendon se kryetari aktual ka mandat dy-vjeçar, ndërsa ky i fundit pretendon për katër-vjeçar.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Ballkanit Ismet Munishit, të cilit nuk është duke i pëlqyer kjo klimë.

"Unë jam trajner i një klubi dhe nuk është punë e imja kjo, megjithatë dua t'i them disa fjalë", tha fillimisht Munishi në 'Dueli Sportiv', përcjell Zëri.info.

"Si sportist, nuk është duke më pëlqyer aspak kjo klimë, megjithatë nuk do ta dënojë komunitetin sportiv", vlerësoi Munishi.

"Më intereson se çfarë do të ndodhë, se kush do të zgjedhet, a është zgjedhja jonë, pasi mund të ketë situata hakmarrëse, pasoja të mëdha", përfundoi Munishi./Zëri.info