Humbje e hidhur për Werder Bremenin, kështu vlerësohet Milot Rashica

Humbje e hidhur për Werder Bremenin, kështu vlerësohet Milot Rashica

Sport December 08, 2019 - 19:55
Detajet

Werder Bremeni ka ngecur në shtëpi në përballjen kundër Paderbornit në kuadër të Bundesligës gjermane.

Në kuadër të javës së 14-t, skuadra e Milot Rashicës ka pësuar humbje kundër Paderbornit me rezultat 0:1, raporton Zëri.info.

Golin e fitores për Paderbonit e shënoi Michel në minutën e tretë të kohës shtesë.

Rashica startoi nga minuta e parë në këtë ndeshje dhe luajti gjithsej 90 minuta.

Në shumë raste, Rashica u tregua i rrezikshëm për kundërshtarin, por që nuk arriti t'ia sigurojë fitoren skuadrës së tij.

Nga 'WhoScored', Rashica u vlerësua me notën 7.7

Nga ana tjetër, te Paderborni luajti titullaredhe mesfushori shqiptar Klaus Gjasula, i cili u vlerësua me notën 7.2.

Image

Me këtë humbje, Weder Bremeni bie në vendin e 14-t me 14 pikë, kurse Paderborni ngritet në vendin e 17-t me tetë pikë./Zëri.info