E mbani mend Javier Mascheranon? Ish-anëtari i Barcelonës bëhet me skuadër të re

E mbani mend Javier Mascheranon? Ish-anëtari i Barcelonës bëhet me skuadër të re

Sport December 08, 2019 - 19:08
Detajet

Javier Mascherano është bërë me skuadër të re.

Ish-mesfushori i Barcelonës është rikthyer në Argjentinë te skuadra e Estudiantes de La Plata, shkruan Zëri.info.

Klubi i Estudiantes është ndër më të njohurit dhe me më së shumti tituj.

Pas kompletimit të transferimit, Mascherano është shprehur i lumtur.

"E realizova ëndërrën. Gjithmonë kam dashur që të luaj futboll këtu", ka thënë fillimisht Mascherano.

"Faleminderit tifozëve për mikpritjen e ngrohtë, shihemi së shpejti", shkroi Mascherano në mes të tjerash./Zëri.info