Komentin më interesant për meçin Joshua - Ruiz e jep Wilder

Komentin më interesant për meçin Joshua - Ruiz e jep Wilder

Sport December 08, 2019 - 18:54
Detajet

Anthony Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Pasi meksikano-amerikani ia rrëmbeu të gjitha titujt në duelin e tyre të parë më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, menjëherë u aktivizua klauzola për rimeç dhe dueli u zhvendos në Diriyah Arena të Arabisë Saudite për datën 7 dhjetor, shkruan Zëri.info.

Pas përfundimit të duelit, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të boksierit britanik i cili fitoi me pikët: 118-110, 118-110, 119-109.

Image

Meçin në fjalë e ka komentuar edhe boksieri i mirënjohur Deontay Wilder.

Wilder, i cili gjithnjë ka folur vetëm fjalë të mira për Ruiz, kësaj radhe i ka befasuar të gjithë.

“Ruiz më parë ka thënë se po bënte mirë duke mos e lënë euforinë t’i ndërhyjë në përgatitjet për revanshin, por në fund e dëgjon duke thënë se ka ngrënë më tepër se sa duhet dhe se duhet të ishte stërvitur më shumë… Çfarë dreqin po thua?”, tha fillimisht Wilder.

“Si mund të thuash se ke ngrënë më shumë se sa duhet dhe se duhet të ishe stërvitur më shumë. Unë e marr shumë seriozisht këtë gjë.”, vlerësoi ai.

Image

"Unë nuk dua që thjesht të shkruaj emrin tim në listën e kampionëve, por dua të mbahem mend si më i miri. Ky është mentaliteti im dhe Amerika duhet ta dojë një kampion bote si unë”, shtoi Wilder.

Kampioni i botës në WBC, ka reaguar ndaj deklaratave të Ruizit që tha se kishte ngrënë më shumë se që duhet./Zëri.info