Mbrëmje e madhe për Kosovare Asllanin, shënon gol për Real Madridin kundër Espanyolit

Mbrëmje e madhe për Kosovare Asllanin, shënon gol për Real Madridin kundër Espanyolit

Sport December 08, 2019 - 18:29
Detajet

Kanë mbetur edhe rreth 20 minuta për t'u zhvilluar në ndeshjen mes CD Tacon (skuadra e femrave të Real Madridit) dhe Espanyolit.

Kur po zhvillohet minuta e 72-të, rezultati momenal është 2:1 për CD Tacon, shkruan Zëri.info.

CD Taconit ia ka dhuruar epërsinë e parë sonte futbollistja nga Kosova Kosovare Asllani.

Ndryshe, Asllani është pjesë e femrave të Real Madridit që prej këtij edicioni.

Pas 11 xhirosh, CD Tacon renditet në vendin e 11-të në tabelë me 12 pikë./Zëri.info