Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Balotelli e 'tmerron' futbollistin nga Prishtina

Balotelli e 'tmerron' futbollistin nga Prishtina

Sport December 08, 2019 - 18:15
Detajet

Brescia ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në përballjen e sotme ndaj SPAL-it.

Në kuadër të javës së 15-të në Serie A, Brescia ka fituar me rezultat minimal 0:1, shkruan Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores për Brescian e shënoi sulmuesi italian Mario Balotelli.

Image

Balotelli shënoi në portën e portierit nga Prishtina Etrit Berisha në minutën e 54-t të ndeshjes.

Vlen të përmendet se te Brescia luajti 90 minuta edhe futbollisti shqiptar Emanuele Ndoj.

Ndryshe, pas 15 javësh në Serie A, Brescia mbetet në vendin e 19-të me dhjetë pikë, një më shumë se SPAL-i që mban vendin e fundit me nëntë sosh./Zëri.info