E pabesueshme kjo që i ndodhi sot skuadrës së Benjamin Kolollit në Zvicër

E pabesueshme kjo që i ndodhi sot skuadrës së Benjamin Kolollit në Zvicër

Sport December 08, 2019 - 17:59
Detajet

Zurich ka pësuar humbje të thellë në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Zvicrës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Cyrih, Zurich ka pësuar humbje me rezultat të thellë 0:5 nga Servette, shkruan Zëri.info.

Në këtë ndeshje titullar për Zurich ishin edhe futbollistët nga Kosova Benjamin Kololli dhe Toni Domgjoni.

Image

Kololli luajti 90 minuta, kurse Domgjoni u zëvendësua pas 72 minutash lojë.

Pas 17 javësh në Superligën zvicerane, Zurich mbetet në vendin e katërt me 27 pikë.

Nga ana tjetër, Servette renditet në vendin e pestë me 24 sosh./Zëri.info