Basel 4, Sion 0: Publikohet nota e Edon Zhegrovës dhe shqiptarëve tjerë

Basel 4, Sion 0: Publikohet nota e Edon Zhegrovës dhe shqiptarëve tjerë

Sport December 08, 2019 - 17:55
Detajet

Baseli e ka fituar kryendeshjen e javës së 17-të në Superligën e Zvicrës në futboll.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Jakob Park', Baseli ka arritur ta mposhtë Sionin me rezultat 4:0, shkruan Zëri.info.

Nga katër golat e shënuar, në vetëm njërin prej tyre kishte 'gisht' një shqiptar.

Bëhet fjalë për golin e Comert, i cili u asistua nga mesfushori shqiptar Taulant Xhaka, i cili u vlerësua me notën 6.8 nga 'Sofa Score'.

Image

Nga ana tjetër, edhe Edon Zhegrova luajti 90 minuta për Baselin, teksa u shqua për një paraqitje të mirë duke u vlerësuar me notën 7.1.

Te Sioni, futbollistët shqiptarë si Ermir Lenjani, Bastien Toma dhe Pajtim Kasami gjithashtu luajtën titullar.

Lenjani u vlerësua me notën 6.8, Toma me notën 7.0 dhe Kasami me 7.6.

Pas 17 javësh, Baseli mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, kurse Sioni në vendin e shtatë me 20 sosh./Zëri.info

Image