Katastrofë për futbollistin e Kosovës, ndëshkohet me të kuq në humbjen e thellë të skuadrës së tij

Katastrofë për futbollistin e Kosovës, ndëshkohet me të kuq në humbjen e thellë të skuadrës së tij

Sport December 08, 2019 - 17:46
Detajet

Lirim Kastrati nuk ishte në formën e tij më të mirë sot.

Në kuadër të javës së 18-të në kampionatin elitar kroat, Lokomotiva e Zagrebit, ku luan Kastrati, u mposhtë me rezultat 4:0, shkruan Zëri.info.

Lirim Kastrati, futbollisti i Kosovës, luajti nga minuta e parë në ndeshjen e sotme.

Image

Megjithatë, ai u detyrua ta lëshojë fushën e lojës që në minutën e 65-të.

Kjo pasi gjyqtari e përjashtoi nga loja pas dy kartonëve të verdhë - në minutën e 31-të dhe në atë të 65-tën.

Ndryshe, Lokomotiva e Zagrebit pas 18 javësh, ndodhet në vendin e pestë me 28 pikë./Zëri.info