Futbollisti nga Kosova rikthehet pas lëndimit të rëndë, gati të nënshkruajë me skuadrën aziatike
FOTO: Laura Hasani

Futbollisti nga Kosova rikthehet pas lëndimit të rëndë, gati të nënshkruajë me skuadrën aziatike

Sport December 08, 2019 - 17:39
Detajet

Ish-futbollisti i Kedah Liridon Krasniqi pritet që së shpejti të nënshkruajë me skuadrën e JDT në prag të nisjes së edicionit të ri në kampionatin elitar të Malajzisë në futboll.

Përmes në një postimi në rrjetin social 'Facebook', JDT postoi një fotografi të futbollistëve, derisa aty shihet edhe futbollisti nga Vitija Liridon Krasniqi, shkruan Zëri.info.

Liridoni tashmë i është bashkuar JDT-s në stërvitje dhe shumë shpejt pritet të prezantohet para mediave.

Image

Sidoqoftë, ende nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar nga JDT në lidhje me transferimin e Krasniqit.

Liridoni ka qenë i lidhur me këtë skuadër edhe vitin e kaluar, por që në fund vendosi për Melaka United, skuadër me të cilën u nda në mes të edicionit të kaluar shkaku i një lëndimi.

Shkaku i këtij lëndimi, ai nuk luajti shtatë muaj dhe tani pas rikuperimit, është në kërkim të një skuadre të re.

Image

Ndryshe, Krasniqi është edhe në pritje të lejes nga FIFA për ta përfaqësuar Kombëtaren e Malajzisë në futboll.

Më parë, vitiasi kishte luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, në tri ndeshje miqësore./Zëri.info