Momenti dëshpërues në ndeshjen Lazio - Juventus, Dybala u tregua më vetjak se asnjëherë më parë para portës

Momenti dëshpërues në ndeshjen Lazio - Juventus, Dybala u tregua më vetjak se asnjëherë më parë para portës

Sport December 08, 2019 - 17:19
Detajet

Juventusi ka pësuar humbje të hidhur mbrëmë në kuadër të kampionatit elitar italian Serie A.

Në 'Stadio Olimpico', kampioni në fuqi i Italisë u mposhtë me rezultat 3:1 nga Lazio, raporton Zëri.info.

Por, 'Zonja e Vjetër' e kishte në duar fitoren ndaj Lazios në një moment.

Në minutën e 66-të, në një rast ideal, në zonën e Lazios ishin Paulo Dybala dhe Cristiano Ronaldo.

Por, në vend se t'ia pasonte topin Ronaldos, i cili ishte i vetmuar, Dybala vendosi të gjuante vetë.

Kështu, goditja e Dybalas u prit nga portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Pas 15 ndeshjeve në Serie A, Juventusi mbetet në vendin e dytë me 36 pikë, kurse Lazio një vend më poshtë me 33 sosh./Zëri.info