'Shpërthen' Anthony Joshua edhe njëherë në rrjetet sociale, ka një mesazh për Andy Ruiz

'Shpërthen' Anthony Joshua edhe njëherë në rrjetet sociale, ka një mesazh për Andy Ruiz

Sport December 08, 2019 - 16:47
Detajet

Anthony Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Pasi meksikano-amerikani ia rrëmbeu të gjitha titujt në duelin e tyre të parë më 1 qershor në Madison Square Garden të New Yorkut, menjëherë u aktivizua klauzola për rimeç dhe dueli u zhvendos në Diriyah Arena të Arabisë Saudite për datën 7 dhjetor, shkruan Zëri.info.

Pas përfundimit të duelit, gjyqtarët vendosën unanimisht në favor të boksierit britanik i cili fitoi me pikët: 118-110, 118-110, 119-109.

Para pak çastesh, boksieri britanik është shprehur edhe njëherë në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Twitter', Joshua ka falënderuar edhe kundërshtarin e tij Andy Ruiz duke thënë se e kanë shkruar historinë.

“Strategji dhe besnikëri! Unë nuk jam i përsosur por jam duke u përpjekur, një moment tjetër përcaktues për boksin britanik. Faleminderit gjithë ekipit tim, një natë që do ta kujtojmë dhe faleminderit Ruiz Jr. kemi bërë histori 2X“, shkroi Joshua./Zëri.info