Arbëria justifikohet pas humbjes në 'Fadil Vokrri': U eliminuam nga penalltia, jo nga FC Prishtina

Arbëria justifikohet pas humbjes në 'Fadil Vokrri': U eliminuam nga penalltia, jo nga FC Prishtina

Sport December 08, 2019 - 16:27
Detajet

FC Prishtina triumfoi në ndeshjen e sotme kundër Arbërisë së Dobrajës në kuadër të fazës 1/8 të Kupës së Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', skuadra e Armend Dallkut fitoi me rezultat minimal 1:0, raporton Zëri.info.

Golin e vetëm dhe të fitores për prishtinasit e shënoi Meriton Korenica nga pika e bardhë.

Megjithatë, kjo humbje i ka lënë 'shije të hidhur' skuadrës nga Dobraja e Lipjanit.

Përmes një postimi në rrjetin social 'Facebook', klubi lipjanas ka bërë të ditur se meritoi më shumë sot.

Shkrimi i plotë i Arbërisë:

"Kemi respekt për skuadren e Prishtines mirëpo nuk u mposhtem nga kjo skuader kësaj radhe u mposhtem nga penaltia.

Rastet ishin nga ana jone, qëlluam tre herë tranzverzalen dhe dy herë ishim përpara portierit.
Fati nuk ishte me ne! Urojm lojtaret tanë për lojen e jashtëzakonshme, fair-play dhe kulturen e treguar në fushen e lojes.

Prishtines i urojm suksese duke falenderuar për mirëpritjen!"./Zëri.info