Futbollisti i Kosovës në 'qiellin e shtatë', fiton një titull të rëndësishëm
FOTO: Laura Hasani

Futbollisti i Kosovës në 'qiellin e shtatë', fiton një titull të rëndësishëm

Sport December 08, 2019 - 16:19
Detajet

Sot është zhvilluar ndeshje finale e Kupës së Norvegjisë e njohur ndryshe si 'NM Cup'.

Në përballjen finale janë takuar Hagesund dhe Viking, ku ndeshja në fjalë u zhvillua në 'Haugesund Stadion', raporton Zëri.info.

Njëri prej më meritorëve për këtë triumf të Vikingut ishte edhe futbollisti i Kosovës Ylldren Ibrahimaj.

Ibrahimaj, si në çdo ndeshje tjetër, edhe sot ishte titullar dhe luajti 90 minuta për Vikingun.

Me këtë triumf, ai është shprehur i lumtur, derisa ka postuar një fotografi me titullin e fituar në 'Instagram'.

Image

Ndryshe, këtë edicion, Ibrahimaj është paraqitur në gjashtë ndeshje të Kupës së Norvegjisë.

Ai ka ndihmuar skuadrën e tij me dy gola dhe katër asistime.

Ndërkaq, në kampionatin elitar norvegjez, Ibrahimaj është paraqitur në 28 ndeshje, duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar dhjetë asistime./Zëri.info