Vushtrria në çerekfinale, trajneri tregon objektivin e skuadrës

Vushtrria në çerekfinale, trajneri tregon objektivin e skuadrës

Sport December 08, 2019 - 16:15
Detajet

Edhe pse është në luftë për mbijetesë skuadre Vushtrrisë nuk ka hequr dorë nga garat e Digitalb Kupës së Kosovës. Vushtrria sot e ka siguruar çerekfinalen e Kupës pasi e ka eliminuar, Trepçën duke e mposhtur me rezultat 4:2 në sfidën e luajtur në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Trajneri i Vushtrrisë, Fitim Llapashtica është parë i lumtur me këtë sukses.

“Ndeshjen nuk e nisëm mirë. Ndoshta futbollistët u vetëkënaqën nga fitorja e javës së kaluar ndaj Ballkanit, prandaj edhe lejuam skuadrën kundërshtare që të na ndëshkonte. Më pas biseduam në dhomat e zhveshjes për një qasje krejtësisht ndryshe në pjesën e dytë të lojës dhe atë e bëmë, me ç’rast unë dua t’i përgëzoj futbollistët për paraqitjen dhe fitoren e arritur e cila na dërgon në çerekfinalen e Kupës”, deklaroi Llapashtica.

“Objektivi ynë kryesor është sigurimi i ekzistencës. Do të na pret shumë punë e vështirë në pranverë, por do të shohim se çfarë hapa do të ndërmarrin drejtuesit e klubit dhe çfarë mund të bëjmë më tepër në garën e Kupës”, përfundoi Llapashtica. /Zëri.info