Mesazhi emocional i klubit rumun për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit

Mesazhi emocional i klubit rumun për Shqipërinë pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit

Sport December 08, 2019 - 16:09
Detajet

E gjithë bota është solidarizuar me familjet e të prekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Madje, edhe nga sporti, shumë klube e tifo-grupe, si në vend, ashtu edhe në botë, kanë ndihmuar si dhe janë lutur për Shqipërinë, raporton Zëri.info.

Së fundmi, edhe klubi i mirënjohur rumun Dinamo Bucuresti është solidarizuar me Shqipërinë.

Pas ndeshjes, futbollistët e skuadrës rumune shpalosën një baner për nder të familjeve të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

"Lutuni për Shqipërinë, solidarizohuni dhe dhuroni", shkruhej në banerin e futbollistëve rumunë.

Ndryshe, si pasojë e këtij tërmeti, mbi 50 persona ndërruan jetë dhe qindra të tjerë mbetën të lënduar./Zëri.info

Image