Amir Rrahmani ka një dedikim për skuadrën e Veronas

Amir Rrahmani ka një dedikim për skuadrën e Veronas

Sport December 08, 2019 - 15:31
Detajet

Verona dje ka pësuar një humbje të dhimbshme pasi u mposht nga Atalanta me rezultat 3:2.


Pas një luftë të ashpër për 90 minuta nga skuadra veroneze, humbja erdhi në minutat shtesë dhe kjo bëri që ajo të jetë mjaft e dhimbshme, shkruan Zëri.info.


Ka qenë futbollisti shqiptar Berat Gjimshiti ai që vendosi gjithçka kur shënoi në minutën e 3-të të kohës shtesë.

90 minuta në këtë sfidë për Veronan luajti kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani i cili sot ka ardhur me një dedikim për bashkëlojtarët duke i falënderuar për luftën e madhe që kanë bërë në fushë.

“Ju lumtë vëllezër”, ka shkruar Rrahmani në një fotografi të postuar në Instagram ku ai shihet i përqafuar me disa futbollistë të Veronas./Zëri.info

Image