Mbyllen ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra festuan

Mbyllen ndeshjet e Kupës së Kosovës, këto skuadra festuan

Sport December 08, 2019 - 14:25
Detajet

Kanë përfunduar katër ndeshjet e zhvilluara sot në Digitalb Kupën e Kupës së Kosovës në futboll.

Padyshim njëra nga ndeshjet më joshëse ishte ajo e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku u ndeshën Arbëria e Dobrajës dhe Prishtinës.

Prishtina ishte skuadra që triumfoi në fund me rezultat minimal 1:0 me golin e shënuar nga Meriton Korenica nga pika e bardhë.

Në takimet tjera Gjilani e ka mposhtur lehtë 2 Korrikun, derisa Vushtrria ngadhënjeu si mysafirë ndaj Trepçës duke e mposhtur me rezultat...Takimi i fundit është ai në Prizren ku Liria e siguroi çerekfinalen pasi e mposhti Ferizajn.

Me këto ndeshje skuadrat shkojnë në pushim dimëror për t’u kthyer në fillim të janarit për përgatitje për stinorin pranveror.

Rezultatet

Arbëria – Prishtina 0:1

Gjilani – 2 Korriku 6:1

Trepça – Vushtrria 2:4

Liria – Ferizaj 1:0. /Zëri.info