Ky është veprimi i fundit që vjen nga Drita e Gjilanit

Ky është veprimi i fundit që vjen nga Drita e Gjilanit

Sport December 08, 2019 - 11:20
Detajet

Njëra nga kandidatet më serioze në luftë për titullin e kampionit Drita e Gjilanit nga dje i ka nisur pushimet.

Drita e cila këtë stinor bëri shumë risi në ekip, zhgënjeu kur u eliminua nga garat e Kupës, megjithatë skuadra është brenda objektivit pra titullit të kampionit aty ku edhe e ka hapur kandidaturë që nga fillimi i kampionatit.

Zëri.info mëson se trajneri Ardian Nuhiu nga dje i ka ndërprerë ushtrimet për t’i dërguar futbollistët në pushim, derisa pritet që ato t’i misin në fillim të janarit diku me 5 ose 6 janar.

Në anën tjetër ka qenë vetë presidenti Valon Murseli i cili ka qetësuar tifozët pas eliminimit nga Kupa kur ka thënë se Drita e di çfarë do dhe se ata në pranverë do ta vazhdojnë fuqishëm punën për t’i arritur objektivat e veta./Zëri.info