Wilder kritika të ashpra pas fitores se Joshuas ndaj Ruiz

Wilder kritika të ashpra pas fitores se Joshuas ndaj Ruiz

Sport December 08, 2019 - 10:50
Detajet

Kampioni i peshave të rënda WBC, Diontey Wilder nuk ishte i befasuar nga fitorja e Anthony Joshua ndaj Andy Ruiz që u zhvillua në Arabinë Saudite aty ku Joshua rimori rripin në kategoritë WBA, WBO, IBF dhe IBO,.

Amerikani thotë se Joshua ka bërë luftë shumë taktike dhe është pritur një e tillë pasi atë e kishte përgatitur Vladimir Klitschko.

“Ai bëri atë që duhej të bënte për të fituar. E zhvilloi tërë betejën rreth rringut. Ai e kishte Klitschkon në kamp në përgatitje dhe luftoi si të ishte Klitschko. Kjo është gjithçka që ai bëri”- tha Wilder, i cili nuk i pëlqeu mënyra si Joshua e kishte mposhtur rivalin e tij, transmeton Zëri.info.

“Ndoshta unë jam shumë i ashpër për këtë epokë, mbase bota dëshiron të shohë boks të atillë, por mentaliteti im është i ndryshëm nga luftëtarët e tjerë.

Kur mendoj për veten time si kampion, dua të futem në ring dhe të godas kundërshtarin tim. Unë nuk dua të hyj në ring dhe të mbështetem në konopë ose të kapem për kundërshtari apo ta mbaj kokën ulur. Do të hyj brenda dhe do t'i tregoj botës se unë jam më i miri dhe se askush nuk është pranë meje. Është koha për të provuar se kush është më i miri”, ka përfunduar Wilder. /Zëri.info