Plas sherri edhe te PSG: Mbappe refuzon keq Tuchelin

Plas sherri edhe te PSG: Mbappe refuzon keq Tuchelin

Sport December 08, 2019 - 10:01
Detajet

Nuk ka qetësi te kampioni i Francës PSG. Ekipi francez fitoi 1:3 ndaj Montpeller në ndeshjen e radhës në kampionatin francez, por që kishte një episod aspak të mirë. Trajneri Thomas Tuchel e zëvendësoi Kylian Mbappe në minutën e 90'+1' dhe aty ndodhi dhe çudia e madhe.

Sulmuesi nuk e mirëpriti largimin nga fusha dhe iu kthye trajnerit të tij duke i folur me dorën në gojë. Tekniku gjerman u mundua ta qetësonte duke e përcjellë deri te bankina, por më kot.

Kampioni i botës duket se ka krijuar një çështje tjetër në ekipin francez dhe tani do të ketë më shumë probleme. Zgjedhjet në sulm janë shumë të vështira për numrin një të stolit me Kylian Mbappe, Neymar, Mauro Icardi, Angel Di Maria dhe Edison Cavani.