Ndeshje interesante në finish të edicionit vjeshtor në futbollin kosovar

Ndeshje interesante në finish të edicionit vjeshtor në futbollin kosovar

Sport December 08, 2019 - 09:36
Detajet

Me 4 ndeshje që zhvillohen sot në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren e Gjilan mbyllet edicioni vjeshtor në futbollin kosovar.

Sot duke filluar nga ora 12:30 zhvillohen ndeshjet e rrethit ë tretë të Digitalb Kupës së Kosovës dhe që njëherësh janë të fundit për këtë vit para se skuadrat të shkojnë në Prishtinë, shkruan Zëri.info.

Një ndeshje joshëse pritet të jetë ajo në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ku ndeshën Arbëria dhe Prishtina. Ka qenë skuadra e Arbërisë ajo që ka bërë kërkesë që ndeshje të luhet në Prishtinë, derisa e njëjta do të transmetohet drejtpërdrejtë në “Zëri TV”.

Një ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës e Vushtrrisë, sikurse edhe Liria që ballafaqohet me Ferizajn. Si Prishtina punë të lehtë pritet të ketë edhe Gjilani që ndeshet me 2 Korrikun dhe vështirë se mund të ketë telashe për t’u kualifikuar në çerekfinale. /Zëri.info

Orari

E diel 12:30 Trepça – Vushtrria

E diel 12:30 Liria – Ferizaj

E diel 12:30 Gjilani – 2 Korriku

E diel 12:30 Arbëria – Prishtina