Infektuar: 18148
Shëruar: 15150
Vdekur: 666
Përfitimet e majme të Joshuas dhe Ruizit nga meçi

Përfitimet e majme të Joshuas dhe Ruizit nga meçi

Sport December 07, 2019 - 23:57

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz kanë përfituar shumë të majme parash pas revanshit të zhvilluar në mbrëmjen e sotme (e shtunë).

Joshua ka arritur t’i kthejë titujt e botës në kategorinë e peshave të rënda, WBA, WBO, IBF dhe IBO, pasi arriti të fitonte me pikë pas 12 raundesh ndaj Andy Ruiz.

Megjithatë, britaniku nuk e ka mposhtur meksikano-amerikanin vetëm në ring, por edhe në aspektin financiar.

Sipas medieve britanike, Joshua ka fituar pesëfishë më shumë para sesa Ruiz.

Me revanshin e zhvilluar, britaniku thuhet se ka fituar plot 50 milionë funte apo diçka më shumë se 59 milionë euro.

Në anën tjetër, Ruiz thuhet se ka ky meç ka përfituar 10 milionë funte apo rreth 12 milionë euro.