Sadiku hero, shënon dy gola duke i dhuruar fitoren e artë Malagas

Sadiku hero, shënon dy gola duke i dhuruar fitoren e artë Malagas

Sport December 06, 2019 - 23:31

Armando Sadiku hero te Malaga. Sulmuesi i Shqipërisë ka realizuar dopietë në sfidën e sotme ndaj Tenerifes duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.

‘’Sardelet’’ fituan një goditje këndi dhe Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort nga afër, duke shënuar golin e parë. Të dytin shqiptari e realizoi me 11-metërsh në minutën e 76-të.

Me dopietën e sotme, Sadiku u ngjit në kuotën e 6 golave në kampionat pas 14 ndeshjesh në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. Shqiptari bën sërish heroin për skuadrën e tij teksa ditën e djeshme trajneri i tij Viktor Sançez del Amo, i cili u ankua se kishte vetëm një sulmues në ekip Sadikun dhe i bëri thirrje klubit për të kryer sa më shpejt përforcimet në merkaton e dimrit.