Atletico Madrid assesi të këndellet, dështon edhe me Villarrealin

Atletico Madrid assesi të këndellet, dështon edhe me Villarrealin

Sport December 06, 2019 - 22:53
Detajet

Diego Simeone sivjet duket të ketë telashe me skuadrën e tij Atletico Madrid.

Atletico pas disfatës që pësoi javën e kaluar në fushën e vetë nga Barcelona, këtë herë nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim përballë Villarrealit, sfidë kjo që u luajt sonte në kuadër të javës së 16-të të La Ligas, shkruan Zëri.info.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Estadio de la Ceramica” të Villarrealit për 90 minuta nuk ka sjellë asnjë gol duke u mbyll me rezultat 0:0.

Me këtë barazim Atletico përfundimisht mund të thuhet se ka dal nga lufta për titull të kampionit dhe se tashmë për këtë trofe lufta zhvendoset vetëm tek Barcelona e Real Madrid.

Atletico aktualisht është në pozitën e 6-të me 26 pikë 5 më pak sesa Reali e Barcelona që kanë nga një lojë me pak. /Zëri.info