Shënoi dy gola sonte, Muriqi i pafat: Shikoni çfarë i ndodh!

Shënoi dy gola sonte, Muriqi i pafat: Shikoni çfarë i ndodh!

Sport December 06, 2019 - 22:37
Detajet

Mbrëmja e sotme nuk është mbyllur pa dhimbje për sulmuesin e Kosovës dhe Fenerbahçes Vedat Muriqin. Teksa realizoi një ndeshje perfekte duke realizuar dy gola që në pjesën e parë, ndaj Gençlerbirligit 25-vjeçari u detyrua të linte fushën i dëmtuar në minutën e 77-ë të takimit duke i lënë vendin Tolgai Asllanit, por për fat të mirë nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz.

Pas triumfit 5-2, ‘bomberi’ shqiptari foli për mediat, teksa u shpreh: ‘’Fitoret e ekipit tim janë më të rëndësishme se golat e mi. Jemi të lumtur. Javën tjetër të jemi gati për Sivasporin. Duhet të jemi gati’’, shprehet Muriqi.

Muriqi po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Kur ende nuk ka përfunduar faza e parë e sezonit 2019/2020, ai ka realizuar plot 10 gola në 14 ndeshje (9 në kampionatin turk duke udhëhequr dhe renditjen e golashënuesve më të mirë).

Ai humbi në muajin nëntor përballjet me Republikën Çeke dhe Anglinë si pasojë e një dëmtimi.