Kosova rrezikon të përjashtohet nga FIFA: Samir Ujkani vjen me një reagim të ashpër

Kosova rrezikon të përjashtohet nga FIFA: Samir Ujkani vjen me një reagim të ashpër

Sport December 06, 2019 - 20:16

Ngjarjet e fundit në futbollin e Kosovës ku është dhënë lajmi për mundësinë e përjashtimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga të gjitha garat ndërkombëtare duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ku luajmë ndaj Maqedonisë së Veriut, e kanë shqetësuar jo pak opinionin futbolldashës, shkruan Zëri.info.

Për këtë situatë është deklaruar edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani i cili me shqetësim po e përcjellë situatën derisa ka kërkuar sa më shpejt të ndalën këto gjëra pasi futbolli i Kosovës nuk e meriton këtë pas sukseseve të mëdha që i ka pasur kohëve të fundit.

“Të shqetësuar nga lajmet që kemi lëxuar sot nëper media jemi të detyruar të reagojmë ndaj një situate për të cilën jemi habitur që ndodh tani, pikërisht në kohën kur kemi nevoj për stabilitet dhe mbështetje të të gjithëve”,ka shkruar në letrën e gjatë që Ujkani e ka publikuar në Instagram.

Letra e Kapitenit të Kosovës: /Zëri.info

Image