Zyrtare: Chelseat i përgjysmohet dënimi, mund të transferojnë nga janari

Zyrtare: Chelseat i përgjysmohet dënimi, mund të transferojnë nga janari

Sport December 06, 2019 - 12:51
Detajet

Klubi anglez, Chelsea është i lirë të transferojë futbollistë nga afati i ardhshëm kalimtar, pasi FIFA ka vendosur t’ia përgjysmojë dënimin. ë

Chelsea është dënuar në shkurt nga FIFA me një ndalesë transferimesh për dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave rreth transferimit të të miturve.

Dënimi i shqiptuar nga FIFA parashihte që Blutë e Londrës të mos munden të transferojnë lojtarë në afatin e kaluar të verës dhe të dimërit.

Megjithatë, tashmë është vendosur që atyre t’i përgjysmohet dënimi dhe ata do të jenë të lirë të transferojnë lojtarë nga muaji i ardhshëm.

Është Gjykata e Arbitrazhit për Sport ka marrë këtë vendim.

“Chelsea është i lirë të nënshkruajë lojtarë nga janari pasi Gjykata e Arbitrazhit për Sport përgjysmoi ndalesën e transferimit të klubit”, thuhet në njoftim.