Ylli i Arsenalit ‘shpërthen’ pas humbjes: Nuk e di ...

Ylli i Arsenalit ‘shpërthen’ pas humbjes: Nuk e di ...

Sport December 05, 2019 - 23:36
Detajet

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Brightoni në xhiron e 15-të të ligës angleze, shkruan zeri.info

“Topçinjtë” humbën me shifrat 2:1.

Mbrojtësi i Arsenalit, Hector Bellerin thotë se çdo lojtar ka dhënë 100%, por ndonjëherë futbolli ka uljet dhe ngritjet e tij.

“Nuk e di çfarë të them. Kam ndjesinë se çfarëdo që të bëjmë nuk do të jetë e duhur. Ekipi e dha më të mirën, ne krijuam raste, ne u mbrojtëm mirë, por duket sikur neve na duhen shumë shanse për të shënuar dhe ekipet shënojnë në çdo rast ndaj nesh”, ka thënë Bellerin.

“Çdo lojtar e ka dhënë 100%”, shtoi ai.

“Futbolli është sikur jeta ndonjëherë, kaloni në ulje dhe ngritje”, u shpreh spanjolli./Zëri