Nuk këndellet Arsenali, mposhtet në shtëpi nga Brightoni

Nuk këndellet Arsenali, mposhtet në shtëpi nga Brightoni

Sport December 05, 2019 - 23:06
Detajet

Arsenali është mposhtur në shtëpi nga Brightoni në xhiron e 15-të të ligës angleze, shkruan zeri.info

“Topçinjtë” humbën me shifrat 2:1.

Adam Webster shënoi për epërsinë e parë të mysafirëve në minutën e 36-të, derisa pjesa e parë u mbyll me avantazhin e tyre.

Arsenali e filloi furishëm pjesën e dytë, duke e barazuar rezultatin qysh në minutën e 50-të me anë të Alexandre Lacazettes.

Por, derisa po afrohej fundi i takimit, Brightoni e befasoi Arsenalin duke shënuar në minutën e 80-të me Neal Maupayn dhe duke u kthyer në shtëpi me 3 pikë të plota.

Kjo është humbja e katërt këtë edicion për Arsenalin, derisa e gjen veten në pozitën e 11-të në tabelë me 19 pikë./Zëri