Kjo është gjendja e Schumacherit, flet doktoresha e njohur

Kjo është gjendja e Schumacherit, flet doktoresha e njohur

Sport December 05, 2019 - 22:38
Detajet

Neurokirurgia dhe drejtoresha e Institutit të Neurologjisë së Milanos, Matilda Leonardi ka thënë se ish-piloti i Formulës 1, Michael Schumacher është në gjendje minimale të vetëdijës, transmeton zeri.info

Kjo gjendje e lejon atë që të lëvizë kokën dhe të dëgjojë kur dëgjon zërat e mysafirëve që e vizitojnë.

“Pacientët si Schumacheri mund të hapin sytë, mund të lëvizin kokën kur thirren, mund të lëvizin gishtin si përgjigje dhe në fund të bisedës mund të qajnë”, ka thënë ajo.

Gjermani është në një gjendje të rëndë që prej aksidentit në skijim në dhjetor të 2013-s./Zëri