Allegri e zbulon se kur do t’i rikthehet punës si trajner

Allegri e zbulon se kur do t’i rikthehet punës si trajner

Sport December 05, 2019 - 22:16
Detajet

Massimiliano Allegri ka thënë se do t’i rikthehet punës së tij në edicionin e ardhshëm, transmeton zeri.info

Strategu italian është shprehur se nuk do t’i bashkohet asnjë klubi para përfundimit të këtij edicionit, pra synon që të rikthehet në qershor.

Allegri është i papunë që prej largimit nga Juventusi në fund të edicionit të kaluar.

“Do të rikthehem në qershorin e ardhshëm. Unë nuk do t’i bashkohem asnjë klubi para edicionit të ardhshë. Por, po jam duke marrë mësime të anglishtes këtu në Milano”, tha Allegri për “ESPN”./Zëri