Koment epik për Xherdan Shaqirin, mediat serbe merren me futbollistin nga Zhegra

Koment epik për Xherdan Shaqirin, mediat serbe merren me futbollistin nga Zhegra

Sport December 04, 2019 - 23:37
Detajet

Liverpooli triumfoi sonte në derbin e qytetit ndaj Evertonit me shifrat 5:2, transmeton zeri.info

Në këtë ndeshje si titullar luajti edhe Xherdan Shaqiri, i cili bëri një super paraqitje dhe shënoi një gol.

Por, mediet serbe janë marrë me një aspekt tjetër në paraqitjen e sotme të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit.

Ato janë marrë me flokët e Shaqirit, për të cilat ishte raportuar më herët se ai i kishte mbjellë.

“Zvicerani vjen me imazh të ri në derbin e Merseyside”, shkruan mediumi serb “telegraf.rs”.

“Futbollisti i Liverpoolit, Xherdan Shaiqri ishte shënuesi i golit të dytë, 2:0 në derbin e qytetit me Evertonin dhe tifozët shpejtë e panë ndryshimin në kokën e tij. Është një imazh i ri i futbollistit, siç mund të shihet në foto, ai ka përmirësuar flokët në pjesët ku ka pasur mungesë”, shkruan më tej ky medium./Zëri

Image

Image