Pas lajmit për ndryshimin e emrit të stadiumit, vjen reagimi i Lirisë

Pas lajmit për ndryshimin e emrit të stadiumit, vjen reagimi i Lirisë

Sport dhjetor 03, 2019 - 23:29
Detajet

KF Liria ka reaguar pas lajmeve të sotme që raportonin për ndërrimin e emrit të stadiumit “Përpaim Thaçi” në Prizren, shkruan zeri.info

Klubi prizrenas i ka quajtur shpifje këto raportime.

“Sot gjatë gjithë ditës u plasua dhe u shpërnda një lajm i pavërtetë rreth një iniciative gjoja për ndryshimin e emrit të stadiumit të qytetit ,e që e mban emrin e dëshmorit dhe lojtarit tonë Përparim Thaçi, gjë që bëri të shqetësohemi të gjithë ne.

KF Liria reagon ashpër ndaj këtyre shpifjeve dhe i lut shpifësit mos të merren me lajthitje të opinionit publik sepse nuk ka asi forcë madhore që mund ta bëj këtë as tash as edhe një kohë të gjatë derisa janë gjallë shokët ,miqtë dhe bashkëlojtarët e tij.

Klubi jonë as nuk ka marr një kërkesë te tillë dhe as që do ta shqyrtonte edhe po ta merrte”, thuhet në njoftimin e KF Lirisë./Zëri