Muriqi flet pas rikthimit në fushë, tregon se çka i kishin thënë mjekët

Muriqi flet pas rikthimit në fushë, tregon se çka i kishin thënë mjekët

Sport dhjetor 03, 2019 - 23:20
Detajet

Reprezentuesi kosovar, Vedat Muriqi iu rikthye sot fushave të gjelbra, derisa luajti nga minuta e parë për Fenerbahcen ndaj Instanbulsporit në kuadër të Kupës së Turqisë, transmeton zeri.info

Muriqi shënoi gol dhe asistoi në një tjetër në triumfin 4:0 të gjigantit turk.

Pas ndeshjes, Muriqi tha se ai u rikthye më shpejtë se sa që e kishin parashikuar doktorët.

“Nëse do të luaja ndaj Malatyas, rreziku im për lëndim do të rritej dhe do të isha jashtë fushave për 8 javë. Nuk ndjeva shumë dhimbje sot, jam më mirë çdo ditë. Mjekët thanë që nuk mund të bënin asgjë për 5 javë. Unë shkova në stërvitje me ekipin në ditën e 21-të.”, është shprehur ish-sulmuesi i Lirisë së Prizrenit.  

“Unë u riktheva 14 ditë më herët nga sa ishte planifikuar. Mjeku tha 5 javë. Faleminderit për ta”, vazhdoi Muriqi.“Jam i lumtur, nuk luajta shumë, vetëm prisja rastin. Ne planifikuam të luaja 60-65 minuta, por unë prita të shënoj golin”, shtoi Muriqi, i cili u zëvendësua menjëherë nga trajneri pas shënimit të golit./Zëri